Ecja
Thonë është ikje
Spostim, dikush thotë
Unë them është lëvizje
Pafundësisht në kët’ botë.
Thonë është rritje
Me pengesa, thotë dikush
Unë them është ngjitje
Nga e ulta në kulm.
Thonë ka një fillim
Një fund, thonë, ka
Unë them është vazhdim
Që vdekjejetën mbart.
-----------------------------------------------
Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)
Natë vjeshte
Ndonëse jashtë bie shi
Më bën melankolik
Brenda lind një ngrohtësi
Me shpirt romantik.
Çfarë ndërthurrje e përkryer
Brenda edhe jashtë
Vjeshta zhveshjen ka pëlqyer
Bashk’ me ne kët’ natë.
S’kemi turp nga njeri-tjetri
Nuk po bëjmë mëkat
Vjeshta e kënaqur mbeti
Ne më shumë pas saj!
-----------------------------------------------
Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)
Diku me prit
ne udhen e larget
te drejte e te ngrysur
te lagur nga lotet e qiellit
qe befas u ngrys
me per mos u zbardhur.
Gjithcka nuk ka me ngjyre
aq qielli e as deti
natyra si mua eshte veshur ne te zeze
e rri kuvendon nen hije trishtimi
e qan. e qan ....
Si ne dy skaje te larguar
me nje bariere kohesh jemi ne vall
por ti nuk tenton te vish
e veç me buzeqeshje
me terheqe tek ti.
Ashtu te bukur e te mahnitshem
si ne endrrat e mia ,
ashtu te shof .......
dhe rend .... dhe rend te te arrij.
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
E fshehta
Hëna borxh i mori Diellit
Pakëz rrezatim
I kënaqur ai mbeti
Nuk pranoi kthim.
E çuditur vazhdon Hëna
Veten të pyesë
Pse ky Diell rrezet e dhëna
Ja ka fal’ për jetë?
Kanë kaluar mijra vite
Ç’mijra? Miliona!
Dielli mer vesh çdo të fshehtë
Dhe të fshehtat tona.
-----------------------------------------------
Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)
Më tej....
Më tej jam i mbytur
Në lumin e lotëve Tuaj
Në lumin e lotëve notoj
Pres dorëzgjatjën tënde
Nuk je e vetmuar ...
Jam unë bashkëudhetarë
I Yti në lumin që rrjedh
Per cdo nate dhe dite
Më tej shpresoi
Të të nxjerr
Nga lumi i lotëve
Kam frike se më lodh
Notimi më tej ....!!!
Ps . Mondishall i nderuar shpresoi mos te jem i teprt ne temen qe me terhoqi nga cka lexova prej jush, me respekt.
Diten kur të kam përcjell...shpirtin tim,me Ty...e lashë!
Tjetër jetë!
E di që do kem dhimbje
Gëzimet, pak i di
Kjo botë me ardhje-ikje
Më pranë dhimbjes rri.
Ç’më duhet profecia
Dhe fati, vetëm fat?
Pak janë dhimbjet e mia?
Gëzimi, po, ësht’ pak!
Pa lermëni të qetë
Nuk jam, jo, fatalist
E di që tjetër jetë
Do ketë më shumë gëzim!
-----------------------------------------------
Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)
Mondi mirembrema!
Te uroj per kete prodhimtari por te them te drejten, me tej.........me tej nuk e dime se cdo ndodhe.
Kalofsh mire!
Mirseerdhe Beso! Te falenderoj per urimin.
Per me tej enderrojme, fantazojme, mendojme, parashikojme, duke realizuar keshtu nje pjese te kompleksitetit te jetes njerezore. Jo thjesht realizim ne praktike, pasi jeta jone vec materiales, permban dhe shpirteroren. Se c'do ndodhe, me mire mos e dime, sikurse akoma me mire te vazhdojme mos ndalim se enderruari, menduari, fantazuari, etj, etj,....
Po te pershendes me pak vargje....
Më e mirë
Çfarë më shumë kishe atëhere
Që s’ma ke tani?
Gjersa asgjë nuk më kujtohet
Sot je më e mir’!
Çfarë më pak sot më paske
Që më parë e kishe?
Rri kërkoj, gjëkundi s’ndalem
Je më e mir’, seç ishe!
P.s. Me pelqeu ta them korcarce, "Gjersa", ne vend te "Deri sa".
-----------------------------------------------
Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)
Krijoni Kontakt